Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Asnjë person i prekur. Situata nën kontroll

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se asnjë person nuk ka rezultuar i prekur nga gripi i shpendëve pas kontrolleve të kryera, që erdhën pas evidentimit të një vatre në fshatin Mëzez të Tiranës. Në një njoftim, Ministria shprehet se situata është nën kontroll dhe se po monitorohet vazhdimisht.
Ministria bën me dije se janë monitoruar 2304 ferma në të cilën mbarështohen 96 900 shpendë dhe janë analizuar 90 mostra zyrtare. Kampionet në njerëz të marra janë testuar nga Instituti i Shëndetit Publik, dhe kanë rezultuar negative.
Me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e zonave të Bashkive: Tiranë, Vorë dhe Kamëz, masë që do të mbetet ende në fuqi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




