Lagjja Gur-Këlcyrë e Vjetër me “sytë” drejt turizmit, të huajt shprehin interes për ta vizituar

Lagjja Gur-Këlcyrë e Vjetër është një ndër lagjet më të vjetra të qytetit të Këlcyrës me një histori të veçantë.
Zhvillimi i turizmit ka bërë që të ketë pritshmëri të lartë jo vetëm për zonat urbane por edhe për lagjet periferike. Banorët shprehen ka interes nga ana e vizitorëve pasi se kjo lagje ka një histori të veçantë, shumë pranë ndodhen edhe Sarajet e Ali bej Këlcyrës.
I riu, Përparim Manka shprehet se e ka dëshirën e madhe që shtëpinë e tij ta kthej në shërbim të turizmit.
“Nuk emigroj dot pasi kam prindërit këtu. Në vendin tim më jepet mundësia të bëj një bujtinë por e vështirëson rruga”, tha ai.
Zhvillimi i turizmit në lagjen Gurë-Këlcyrë e Vjetër pritet të këtë ndikim pozitiv duke u siguruar një mbështetje e të madhe ekonomike komunitetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




