“Ora e Muzës”, organizohet edicioni i 13-të, poetë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Lezhë

Sociale | 2 vite më parë

Poetë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur në Lezhë për edicionin e 13 të aktivitetit  “Ora e Muzës” një aktivitet i përvitshëm që organizohet nga Klubi i Letrave “Ndoc Gjetja”. Ky aktivitet synon të bëjë bashkë poetët dhe leximin e poezisë por edhe të stimulojë poetët e rinj.

Hekuran Koka, Kryetar i Klubit të Letrave “Ndoc Gjetja” në Lezhë tha se krahas poezisë, në këtë edicion i është dhënë rëndësi edhe prozës e cila është sjellë në një libër që është botuar nga vetë klubi dhe që përmbledh 45 proza nga autorë të ndryshëm.

Poetja Alketa Gashi Fazlliu, shkrimtari Primo Shllaku si dhe fituesi i çmimit “Gjergj Fishta” të këtij edicioni në poezi, Alfons Zeneli, thanë se poezia është një art i vështirë që përmes aktiviteteve të tilla sjell në vëmendje, por që shndërrohen në oazë me rëndësi kulturor.

Edicioni i 13 i Orës së Muzës u mbajt në Shëngjin, në një zonë turistike ku poezia erdhi tek pjesëmarrësit e ndërthurur  edhe me peizazhin e kësaj zone të bukur.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme