Universiteti i Gjirokastrës – “Edukim dhe shkenca humane”, programi më i ri në doktoraturë

Viti i ri akademik do ta gjejë universitetin e Gjirokastrës me ciklin e tretë të studimeve , doktoraturë. Bëhet fjalë për degën e parë të çelur në këtë cikël që titullohet “Edukim dhe Shkenca Humane “ . Ky program është krijesë e bashkëpunimit të dy universiteteve “Eqrem Cabej” dhe atij të Maqedonisë Perëndimore.
“Do të përfshijë të gjitha ato ngjarje të rëndësishme që kanë ndodhur në rajonin tonë kufitar ndërmjet dy vende, të Greqisë dhe Shqipërisë, duke filluar që me trashëgiminë kulturore, me zhvillimin e turizmit, me mentalitetet dhe psikologjistë përkatëse të dy kombeve të cilat në përgjithësi nuk kemi studime të plota në këto fusha”, u shpreh Zëvendësrektor, universiteti i Gjirokastrës, Jaho Cana.
Si një diplomë që do të nënshkruhet nga të dy institucionet e arsimit të lartë, të gjithë studentëve që do të doktorohen, do tu japë hapësira punësimi edhe jashtë vendit.
“Është një doktoraturë e cila njihet automatikisht në të gjitha vendet e BE-së dhe në të gjitha ato vende të cilat janë pjesë e marrëveshjes së Bolonjës”, u shpreh Cana.
Në tezat e doktoraturave studentët do të udhëhiqen nga pedagogë të dy universiteteve. Është zgjedhur gjuha angleze në të cilën do të zhvillohet ky program çelja e se cilit shihet si mjaft e rëndësishme për universitetin e Gjirokastrës i cili tashmë kompletohet me të treja ciklet e studimit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




