Parazitët dëmtojnë sipërfaqet e mbjella, specialistët këshillojnë spërkatjen me pesticide

Përfaqësues të agjencisë së bujqësisë në Gjirokastër pohojnë se gjatë këtyre ditëve në sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore janë shfaqur parazit të ndryshëm duke i dëmtuar ato.
Sipas tyre fermerët duhet të jenë tepër te kujdesshëm në luftimin e parazitëve për të shmangur dëmet madhore në prodhimtari.
Përgjegjësi në Drejtorinë e Bujqësisë Gjirokastër, Balil Bineri apelon që fermerët të kenë kujdes në ruajtjen e pesticideve kohën e spërkatjes.
Sipas përfaqësuesve të bujqësisë, dëmtimet nga parazitët në rrethin tonë kanë qenë masive këtë periudhë, ndërsa më të prekur sipas tyre kanë qenë sipërfaqet me perimore .
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




