Lehtësohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë javës në pikën kufitare të Morinit

Në pikën kufitare të Morinit nuk janë shfaqur radhë të gjata të kamionëve. Orari i kufizuar prej disa javësh, për shkak të sezonit veror në Kosovë është hequr ndërsa në Shqipëri funksionon vetëm gjatë fundjavës.
Gjatë monitorimit që është bërë sot (23 korrik), korsitë e kamionëve rezultuan me një numër të vogël në radhë, ku fluksi më i madh bëhet gjatë ditës së hënë.
Heqja e kufizimit të orareve gjatë ditëve të javës ka lehtësuar lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë, duke mos pritur me orë të gjata.
Gazetar: Dashmir Shehu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




