Vjosa dhe Drinoja atraksione turistike, preferohen nga vizitorë vendas e të huaj

Rrjedhat e lumit Drino dhe Vjosa që gjarpërojnë në jug të vendit po kthehen në atraksione turistike. Në këta lumenj nuk zhvillohen vetëm sporte të aventurës, por shumë banorë i zgjedhin për të marrë rreze dhe për t’u freskuar në ujërat e tyre në këto ditë të nxehta vere.
“Ne jemi nga Holanda dhe po qëndrojmë prej dy javësh në Shqipëri. Prej gati 3 ditësh po qëndrojmë në Ujë të Ftohtë. Këtu është një mrekulli, peizazhi na ka mahnitur”, tha një turiste.
Edhe operatorët turistikë e shikojnë këtë si një mundësi të mirë për ta ofruar tek grupet turistike.
Ky është viti i parë që Gerlant Kerçanaj ofron tek vizitorët turizmin me kampe anës lumit Drino. Ai thotë se turizmi i natyrës preferohet më tepër.
“Duke parë që këtë lloj turizmi nuk e praktikojnë shumë operator të tjerë vendosa ta çoj më tutje”, u shpreh Gerlant Kercanaj,
Operatorët turistikë në Gjirokastër e shikojnë si një mundësi të mirë edhe zhvillimin në rrjedhat e dy lumenjve të sporteve të aventurës, pasi turistët shfaqin tepër interes për to.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




