Nis pastrimi i përroit në Gur të Zi, reagimi pas kronikës së transmetuar në RTSH Shkodra

Shkodra në edicionet informative trajtoi problemin e përroit të Gurit të Zi që ishte i ndotur nga mbetje të ndryshme. Pas publikimit të lajmit ka reaguar Njësia Administrative e Gurit të Zi e cila ka nisur menjëherë punën për pastrimin e shtratit të përroit.
Administratori i kësaj njësie, Ismet Haxhija tregon se përroi nën urë është në juridiksion të ARRSH, sepse kalon në rrugën nacionale Shkodër-Mjedë, ndaj ai thotë se kërkohet thellim dhe pastrim me mjetë të rënda, pasi nuk ofrohen nga njësia kapacitete e nevojshme logjistike.
“Duke marrë shkak një kronikë e transmetuar nga televizioni, erdhëm dhe pastruam përroin, por du atë theksoj se nëse nuk ndërhyhet me hap urën është e vështirë pastrimi. E kemi pastruar disa herë. Kemi kapacitetin me pastruar përroin, por jo urën pasi është në juridiksion të ARRSH.
Përrenjtë e fshatrave dhe kanalet ndër vite kanë rënë pre e ndotjes ambientale. Pra këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as përroi Gurit të Zi i cili është shenjëstruar si vendqëndrim i mbeturinave, ndërsa pritet që shumë shpejt sipas administratorit të nisë puna për thellimin dhe sistemimin e këtij përroi.
Gazetar Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




