Vlora e Vjetër, ndërthurja e kulturës me historinë dhe arkitekturën, tërheq turistët

Vlora nuk ofron vetëm detin, por edhe mjaft atraksione të tjera për turistët që e vizitojnë qytetin. Historia dhe kultura e qytetit bregdetar e ndërthurur me arkitekturën italiane të objekteve të vjetra, janë një tjetër copëz e mozaikut të gjerë që ky qytet u ofron turistëve.
Histori, traditë, kulturë, kulinari, arkitekturë, të gjitha këto ndodhen në qendrën Historike të Vlorës së Vjetër. Një destinacion i padiskutueshëm i turistëve të cilët duan të shijojnë qytetin.
Projekti i rehabilitimit të Vlorës së Vjetër vijon duke zgjeruar hartën e lagjeve të vjetra të qytetit bregdetar. Ku tashmë ka vetëm objektet ekzistuese, por po shtohen edhe objekte të reja, siç janë muzeu Hebraik, Markata, Sahati, etj.
Në turin e turistëve një pjesë e mirë e kohës së tyre mund të shpenzohet mes vizitave në këto objekte me rëndësi historike, e pse jo për të konsumuar një kafe apo ushqim tradicional në rrugicat e kësaj zone.
Gazetare RTSH, Vlorë: Afrovita Hysaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




