Pika kufitare e qafë Morinës pa kontrolle, lehtëson kalimin për shqiptarët Kosovë-Shqipëri

Sociale | 2 vite më parë

Pika kufitare e Qafës së Morinës po vepron në bazë të marrëveshjes së dy ministrive të brendshme asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, duke bërë të mundur kalimin pa kontrolle për të gjithë shtetasit e e Shqipërisë dhe Kosovës. Për kalimtarët është një marrëveshje e shumëpritur.

Aplikimi  i kalimit pa kontrolle është bërë pas takimit të dy ministrave, Taulant Balla ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe Xhelal Sveçla i Kosovës, ky lehtësim kalilmi vjen pas atij të doganës së Morinit. udhëtarët e vlerësojnë si një procedurë të vlefshme dhe mjaft lehtësuese

Kalimi pa kontrolle për shtetasit e dy vendeve është shtrire edhe në pikat e tjera doganore për një periudhë 9-mujore.

Gazetar, RTSH Kukës: Dashmir Shehu               

/rtsh.al/       

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme