Temperaturat e larta/ Shtohen rastet me gastroenterite, zënë 50 % të vizitave në urgjencën e Gjirokastrës

Sociale | 2 vite më parë

Temperaturat e larta që kanë karakterizuar këtë periudhë kanë ndikuar edhe në rritjen e rasteve që paraqiten pranë urgjencës së spitalit rajonal Omer Nishani, për të kërkuar ndihmë mjekësore. Nga rreth 80 vizita në ditë, 50% e tyre janë pacientë me gastroenterite bëjnë të ditur burime nga ky shërbim.

“Simptomat që pacientët shfaqin më shpesh janë diarre, temperatura, shfaqin dobësi trupore dhe ndjesinë e të vjellit. Trajtimi ka qenë simptomatik”, u shpreh mjekja Ana Llukani.

Bluzat e bardha në këto ditë vazhdojnë të apelojnë për kujdes të shtuar, duke rekomanduar 1 paketë këshillash mjekësore siç janë: “shmangia e temperaturave të larta, shmangia  ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut, marrja e sa më shumë lëngjeve dhe ushqimi duhet të jetë i sigurt dhe të mos ketë baktere ose të jetë i ndotur”

Një përdorim të veçantë gjatë kësaj periudhe duhet të zënë edhe syzat, kapelat e veshjet sa më të lehta. Pacientët e prekur nga gastroenteritet janë të moshave të ndryshme, por ata që i kalojnë më me vështirësi janë të sëmurët kronikë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme