Delvinë – Shërbimi zjarrfikës me mjet të ri, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për sezonin e verës

Sociale | 2 vite më parë

Shërbimit të zjarrfikëses në bashkinë e Delvinës gjatë kësaj periudhe i është shtuar një mjet i ri për ndërhyrje të menjëhershme në shuarjen e zjarreve.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i këtij shërbimi, Artur Kseno i cili u shpreh se situatat e emergjencës civile do të përballohen më lehtë më mjetin e ri.

“Mjeti i ri është shumë më i shpejtë dhe shumë më i aksesueshëm. Ka brenda të gjitha pajisjet  e shpëtimit.

Kseno theksoi se shërbimi zjarrfikës ka marr të gjitha masat e nevojshme për gjithë sezonin e verës. Me shtimin e zjarrfikëses së re dhe me flotën e mirë përgatitur është rritur ndjeshëm efektiviteti i këtij shërbimi.

“Trupa është e përgatitur, çdo ditë bëhet stërvitje”, tha ai.

Misioni i këtij shërbimi në qytetin e Delvinës është inspektimi, parandalimi dhe ndërhyrja në kohën e duhur për shuarjen e zjarreve në çdo kohë.

Gazetare L.Fili 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme