Stina e nxehtë – Pasuritë pyjore dhe ruajtja e tyre në fokus të bashkisë Gramsh

Në fokus të Drejtorisë së Shërbimit pyjor në Gramsh në këtë periudhë është marrja e masave për parandalimet e zjarreve të qëllimshme ose të paqëllimshme për shkak të temperaturave të larta. Takime të shumta janë zhvilluar në të gjithë njësitë administrative Gramshit ku janë dhënë këshillat dhe mesazhet e nevojshme për të evituar shkaktimin e vatrave të zjarrit.
Monitorimi i situatë, sidomos në këta muaj të nxehtë do t’i paraprijë parandalimit të zjarreve.
Ada Guzi, drejtoresha e Pyjores shërbimeve veterinare Gramsh theksoi se “monitorimi i situatë, sidomos në këta muaj të nxehtë do t’i paraprijë parandalimit të zjarreve”.
Të gjithë banorët duhet të kontribuojnë në parandalimin e vatrave të zjarrit duke bërë kujdes me ndezjen e zgarave në natyrë e nëse vërejnë një vatër sado të vogël duhet të lajmërojnë menjëherë zjarrfikësen.
Pyjet në zonën e Gramshit si pasuri kombëtare janë padyshim një atraksion turistik që lidhet me bukuritë e pafundme natyrore si dhe zhvillimin e sektorit te turizmit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




