Ndihmë juridike falas për azilkërkuesit, Ministria e Drejtësisë projekt informues në 11 bashki

Shërbimi ligjor falas në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësisë , drejtorinë e ndihmës juridike falas dhe mbështetjen e UNHCR në kuadër të projektit të ofrimit të ndihmës juridike për grupet dhe individët vurnerable në të gjithë territorin ka organizuar sot trajnim me temë : “Të rrisim aksesin në drejtësi të personave në rrezik pashtetësie, të refugjatëve dhe azilkërkuesve në funksion të minimizimit të pabarazisë sociale për këto grupe të synuara”
Synimi i këtyre trajnimeve eshte vlerësimi i nevojave ligjore të grupeve të synuara në kushte vulnerabiliteti në zonat e ndërhyrjes, rritja e aksesit në drejtësi si kriter për përfshirjen e tyre në programet sociale të ofruara nga shteti etj.
Në Gjirokastër janë një numër i konsiderueshëm i personave qe drejtohen pran zyrës se ndihmës juridike falas për të përfituar nga ndihma ligjore.
Gazetare: N. Spahiu
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




