Agroturizmi, sektori që sjell fitime – Marsel Sulo, i riu që po investon në fshatin Valare

Sociale | 2 vite më parë

Ndonëse shumë të rinj shqiptar  zgjedhin  që jetën e tyre ta ndërtojnë në vendet e perëndimit dhe nuk e shohin si zgjidhje jetesën në Shqipëri, ka edhe prej atyre që pasi kanë provuar jetën e emigrimit kthehen dhe sjellin në vendin e tyre një kulturë tjetër pune. Një  rast i tillë vjen nga i riu Marsel Sulo i cili token e blerë para 21 vitesh në Valare  e po e shfrytëzon për zhvillimin e agroturizmit.

“E kemi blerë këtu në fshat para 20 vitesh, dhe aty filloi gjithçka, vreshtin, pemët filluam me restorantin ndërsa tani kemi dhe akomodim”, tha Marsel Sulo.

Për ta zhvilluar më tej ekonominë e turizmin rural Marseli thekson se kërkohet një zinxhir ushqimor ku për këtë ka  krijuar një bashkëpunim të mirë  me banorët e zonës.

“Me banorët e zonës  jemi shumë të lidhur mundohemi të marrim çfarë është e mundur nga toka shqiptare”, tha Sulo.

Natyra, mikpritja tradicionale janë vlera që kanë kthyer turizmin rural në një prej zgjedhjeve  më të dashura të ofertës turistike rurale.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme