Muzetë, alternativë e përhershme, temperaturat e larta nuk kanë penguar vizitorët e muzeve

Sociale | 2 vite më parë

Alternativat e fundjavës për ata që vizitojnë Shkodrën janë të shumta. Një prej tyre janë muzetë e qytetit që ofrojnë histori përmes artefakteve të ekspozuara. Muzeu Historik i Shkodrës është ndër zgjedhjet e vizitorëve të huaj.

“Vij nga Holanda dhe vij për herë të parë në Shqipëri, kjo vizitë në muze më bën të njoh më shumë historinë e qytetit që nga lashtësia e tij”, tha një turiste.

“Është hera e parë që vijmë dhe më pëlqen Shqipëria dhe Shkodra dhe ajo çfarë shoh këtu në muze po më impresionon shumë”, tha një turist tjetër.

Përgjegjësi i muzeut Sokol Parmeza shprehet se numri i vizitorëve do të vijojë në rritje edhe në këtë sezon veror dhe se ata që e vizitojnë Muzeun  Historik vijnë nga shtete të ndryshme të globit.

“Për 5 mujorin e parë mund të them që muzetë e bashkisë Shkodër janë vizituar nga rreth 13 mijë vizitor. Në raport me vitin e kaluar shënon një rritje impresionuese. Nga pikëpamja e nacionaliteteve vizitohemi më shumë nga vende të Evropës Qendrore, Polonia , Austria dhe Italia zënë vendin kryesor”, tha Sokol Parmeza, Përgjegjës, Muzeu Historik Shkodër.

Shkodra si qytet ka edhe muze të tjerë që tërheqin interesin e vizitorëve si ai i fotografisë “Marubi”, Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës, Muzeu i Kështjellës etj.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme