Pastrimi në qytetin e Vlorës, nis aksioni i bashkisë, paralajmërohen bizneset që ndotin mjedisin

Bashkia e qytetit bregdetar Vlorë, ka nisur një aksion pastrimi i cili do të përfshijë zonat më problematike dhe zonat bregdetare. Kështu ka nisur pastrimi i të gjithë aksit nacional Vlorë-Radhimë-Orikum, ku punonjës të ndërmarrjes së Shërbimeve Publike përpos largimit të mbetjeve do të kujdesen për sistemin të bimësisë, vendosjen e kontejnerëve të rinj si dh do të përfshihen në komunikim me bizneset për një ndërgjegjësim sa më të madh në mbajtjen pastër të ambientit.
“Nuk është ideja që thjesht të pastrojmë kosha, se koshat janë një pune e përditshme, por ne duam të ndërgjegjësojmë të gjithë komunitetin”, tha .
Kreu I bashkisë Vlorë Ermal Dredha paralajmëron me masa administrative deri në ndjekje penale për bizneset që ndotin me mbetje urbane dhe inerte
“Po vendosen gjoba në mënyrë permanente, do vazhdojmë me gjoba dhe do marrim masa më të rrepta deri në mbyllje biznesi nëse shohim se është rasti i përsëritur”, tha Kreu I bashkisë Vlorë Ermal Dredha.
Dredha ndalet dhe ngërçi i krijuar për vënien në punë të Landifillin në Vlorë, për shkak të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme antikorrupsionin.
Pastrimi i qytetit mbetet sfidë për pushtetin lokal përballë numrit të lartë të pushuesve në këtë sezon veror.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




