Apeli, mjekësia estetike nga profesionistët – Dëmet e procedurave estetike të parikthyeshme

Sociale | 2 vite më parë

Mjekësia estetike po rrezikohet seriozisht nga persona të vetëshpallur profesionistë. Paralajmërimi  vjen nga mjekët dermatologë dhe kirurgë të kësaj fushe të mjekësisë e cila në vendin tonë është në kohën e  lulëzimit saj por fatkeqësisht edhe abuzimet po shtohen.

“Procedurat e mjekësisë estetike dhe ato të kirurgjisë plastike duhet të bëhen nga profesionistë të licencuar dhe jo nga njerëz që nuk kanë njohuritë e duhura mjekësore”, tha Prof.As. Vladimir Filaj, Shef shërbimi i djegie plastikës.

“Nëse këto procedura aplikohen nga njerëz jo profesionistë atëherë abuzimet dhe dëmet në shëndet janë të parikthyeshme”, tha Brunilda Bardhi, mjeke dermatologe

Shqetësimi është ngritur në kongresin e tretë të mjekësisë estetike nga profesionistë të kirurgjisë plastike dhe dermatologjisë estetike nga vendi dhe bota të cilët sollën  teknikat e reja të ndërhyrjeve dhe raste të procedurave të komplikuara

“Këtë vit thelbin e kemi vënë te komplikimet dhe si ti shmangim ato“, u shpreh Monika Fida, dermatologe.

Mjekët kërkuan ndërhyrjen e mekanizmave kontrollues në tregun e mjekësisë estetike për të vendosur rregulla të qarta për të ndaluar abuzimet. Preferenca e parë e kirurgjisë plastike ndër shqiptar është rimodelimi i hundës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme