Porti detar i Sarandës – Fluksi i turistëve 40% më i lartë nga viti i kaluar

Sociale | 2 vite më parë

Porti detar i Sarandës vijon të ketë një fluks të lartë të hyrjeve -daljeve të vizitorëve që vijnë nga e gjithë bota. Ky port është një prej pikave kyçe për turizmin në këtë qytet. Sipas specialistes së portit Hatixhe Ismaili numri I udhëtarëve gjatë kësaj periudhe është 40%  më I lartë krahasuar me një vit më parë.

“Kemi një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve që kanë ardhur në portin e Sarandës kryesisht me tragetet e linjës por kanë ardhur edhe tragete turistike por janë me kapacitet 50-200 persona jo më shumë. Fluksi është rreth 40% më i lartë nga viti i kaluar”, tha Hatixhe Ismajli, përgjegjëse e përpunimit të anijeve.

Ismaili ka pohuar se edhe numri I trageteve është shtuar, ku mesatarisht  përpunohen rreth 5 tragete në ditë. Ndërkohë turistët që preferojnë të vizitojnë bregdetin e Sarandës janë kryesisht francezë, amerikanë e nga shumë vende të ndryshme të botës, të cilët zgjedhin të qëndrojnë disa ditë për të shijuar ato çka ky bregdet ofron.

Saranda mbetet një prej qyteteve bregdetare ,e cila po përjeton kulimin më të madh të fluksit turistik duke u quajtur edhe si perla e turizmit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme