Investime në zonat rurale – Bashkia Pogradec ndërhyn në infrastrukturën rrugore të disa fshatrave

Sociale | 2 vite më parë

Pas shumë viteve mungesë infrastrukture fshatrat e Buçimasit por shohin dorën e investimeve. Bashkia Pogradec ka nisur ndërhyrjen për asfaltimin e rrugëve të Vërdovës, Rrëmenjit dhe Gështenjasit si dhe disa rrugë të brendshme në fshatin Starovë. Pas asfaltimit të Çerravës dhe Baçallëkut, tashmë bashkë me këto investime, krijohen kushte më të mira jetese për banorët e këtyre fshatrave.

“Në kuadër të projektit që ka qenë për rehabilitin e rrugëve të njësisë Bucimas tani pasi përfundoi sezoni i dimrit por tani është dhe periudha më e përshtatshme për asfalt, ka filluar puna për rehabilitimin e rrugëve”, tha Nënkryetari i Bashkisë Pogradec, Paskalino Ziko.

Pak kohë më parë në këto fshatra është ndërhyrë edhe në sistemin e kanalizimeve për ujërat e zeza si dhe tek ndriçimi rrugor. Paralelisht në infrastrukturë kjo bashki po investon edhe në Mokrën e Poshtme në aksin Proptisht-Bishnicë, duke treguar se tashmë vëmendja është kthyer tërësisht në zonat rurale të Pogradecit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme