Durrësi hap sezonin turistik, një seri aktivitetesh do të zhvillohen gjatë javës që vjen

Sociale | 2 vite më parë

Rrebeshi i shiut që goditi qytetin e Durrësit nuk ka lejuar mbarëvajtjen e koncerteve të parashikuara për tu zhvilluar me rastin e hapjes së sezonit turistik në këtë Bashki.

Megjithatë sipas përfaqësueses së turizmit  në qytetin bregdetar Floreta Kertusha, koncerti i së shtunës i paraprin një serie aktivitetesh të larmishme, që do të mbahen në ditët në vijim nën kujdesin e bashkisë Durrës.

Në një intervistë për RTSH 24, Kertusha tha se java e turizmit sapo ka filluar dhe ftoi të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë Durrësit të bëhen pjesë e këtyre evenimenteve.

“ Ju ftojmë të gjithëve të na ndiqni në këtë javë të turizmit që do të vazhdojë të pasurohet akoma më tepër me aktivitete të tjera” tha ajo.

Bashkia e Durrësit synon që edhe këtë vit të jetë kryeqyteti i turizmit në Shqipëri dhe të tejkalojë shifrën prej 1.5 milionë turistë që u regjistruan sezonin e kaluar veror.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme