Moti – Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira, priten reshje shiu dhe stuhi pasdite

Mesdheu po ndikohet nga fluksi I rrymave ajrore të nxehta dhe lagështirë nga Afrika duke sjellë temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
E Diel, 19 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu lokale në mesditë. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 14/27°C
– Zonat e ulëta 16/32°C
– Zonat bregdetare 18/31°C
Kosova për dt. 19 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje lokale .Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 15°C në mëngjes deri në 28°C –31°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë, 20 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe në shtim reshje shiu lokale pasdite. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 12/24°C
– Zonat e ulëta 16/30°C
– Zonat bregdetare 18/28°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




