Dita Botërore e Hipertensionit, fushatë  ndërgjegjësuese në Korçë

Sociale | 2 vite më parë

Në ditën botërore të hipertensionit që shënohet në 17 maj, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Korçë ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues mbi këtë faktor rreziku për shumë sëmundje. 

Sektori i Promocionit ngriti një stendë në zonën këmbësore të qytetit, ku kanë informuar qytetarët së çfarë është presioni i lartë i gjakut, i njohur në gjuhën mjekësore si hipertension.

Ata sollën informacione mbi faktorët që ndikojnë, si obeziteti, jeta sedentare, kequshqyerja, etj.

Më së shumti specialistët përcollën këshillat që duhen të ndjekin qytetarët për ta mbajtur nën kontroll ndërsa kanë kryer falas matje të tensionit, nivelit të glicemisë në gjak, oksigjenit dhe peshës. 

Për qytetarët, aktivitete të tilla janë tepër të dobishme pasi i ndihmojnë për të kuptuar nëse vuajnë nga hipertensioni apo diabeti

Presioni i lartë i gjakut është faktor rreziku edhe për një sërë sëmundjesh si ato të zemrës, goditjeve në tru, sëmundjeve të veshkave e syve, ndaj qytetarët këshillohen të kryejnë herë pas here matje të presionit të gjakut për të kuptuar nëse vuajnë nga hipertensioni e më pas për ta kuruar 

Gazetare Geralda Sali, 
Operator Mikel Beko, 
Montazhi Mirjon Biba.

 

 
/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme