QSUT, fluks operacionesh në sy, Prof.Mema: Në total kryhen rreth 3 mijë në vit

Patologjitë e syrit janë rritur bashkë me rritjen e sëmundshmërive. Në qendrën spitalore universitare Nënë Teresa, okulistika ka një intensitet shërbimesh të ngjeshur si në ambulator ashtu edhe në sallat kirurgjikale. Shefja e këtij shërbimi tregon për RTSH se çdo ditë kryhen rreth 20- 30 ndërhyrje të profileve të ndryshme
Shefe e shërbimit të okulistikës QSUT, Vilma Mema u shpreh për RTSH , se kërkesat janë të ndryshme dhe gjithmonë në rritje. Fati është që shërbimin i okulistikës ka mjek në moshë të gjithë të re që janë specializuar jashtë dhe nën/specialitetet e veta. Rezultati është mjaft i mirë sepse mjekët janë gjithnjë me kërkesa të vazhdueshme në shërbimin e tyre. Në total numri i operacioneve mund të shkoj 2 mijë deri në 3 mijë në vit. Ky është shërbim është një evidencë të plot të ndërhyrjeve kirurgjikale që shkojnë 20-30 në ditë.
Anomalitë e syrit në QSUT kanë të gjitha mundësitë për t’u trajtuar me një infratrukturë aparaturash të standartizuar me atë vendeve të BE si dhe nga një staf mjekësh të specializuar jashtë vendit”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




