Dita Botërore e Familjes – Aktivitet social ndërgjegjësues me mesazhe për mbrojtjen e familjes

Sociale | 2 vite më parë

Familja është qeliza bazë e shoqërisë dhe mesazhet më të vyera dedikuar asaj erdhën përmes aktivitetit social ndërgjegjësues të organizuar në Shkodër nga projekti “Shpresa” në kuadër të Ditës Botërore të Familjes.

Aktivitetet të tilla janë me rëndësi për socializimin e të rinjve që hasin vështirësi në shoqëri dhe duan një vëmendje të veçantë shprehet organizatori Luigj Mila.

“Familja nuk është siç dëshirojmë të jetë. Kohët e fundit po ndodhin shumë ngjarje që askush nuk dëshiron të jenë, por mendoj se duhet të ishin bërë më shumë gjëra për familjen me qëllim parandalimin e këtyre ngjarjeve”, tha ai.

Familja sot përballet me ndryshime të vazhdueshme dhe kjo është një nga sfidat me të cilat përballet ajo.

“Sfidat që po kalojnë familjet sidomos në kontekstin shqiptar, është vështirësia për të përqafuar diversitetin. Kjo mungesë ndërgjegjësie ka çuar që shumë familje, të heqin dorë nga fëmijët, të detyrohen të bëjnë disa zgjidhje që nuk janë zgjidhje për mirëqenien e familjes”, shprehet psikologia.

Pjesë e “Projekti Shpresa” janë 7 Shtëpi-Familje në të cilat jetojnë rreth 64 të rinj dhe të reja.

Përgatiti: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme