Sezoni i qershive në Kukës – Banorët shprehen të kënaqur me prodhimin dhe fitimin

Sociale | 2 vite më parë

Në fshatin Surroj Hekuran Keci para 15 vitesh ka mbjellë 300 fidanë qershi. Ai tregon se është i kënaqur me prodhimin e tyre.

“Janë rreth 300 fidanë dhe janë mbledh rreth 15 vite dhe japin prodhim maksimal”, tha Hekurani.

Kujdes i shtuar tek pema e qershisë duhet kur krijohet fruti në pemë.

“Jam i kënaqur nga ajo që marrë”, tha Hekurani.

Hekurani thekson se janë të angazhuar familjarisht dhe se është një punë e frytshme që ia vlen të merresh me të. Gjithsej ka 40 dynym ndërsa  është munduar ta shfrytëzoj me fidanë të llojeve të ndryshme. Hekurani thotë se vendi ynë është i përshtatshëm për të krijuar baza ekonomike.

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme