Gjimnazi “Shefqet Guzi”, Manastirliu: Rilindin mjediset shkollore, kushte të shkëlqyera për mbi 400 nxënësit

Sociale | 2 vite më parë

Gjimnazi “Shefqet Guzi” në Gramsh po restaurohet për të ofruar kushte më të mirë për mbi 400 nxënës e 32 mësues të kësaj shkolle.

Lajmi u komunikua nga Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu e cila deklaroi ndërkaq se gjatë ciklit 2024-2025 do të investohet në 40 objekte arsimore, për të vijuar planin e transformimit të shkollave nga veriu në jug.

“Gramsh – Kantieri i Shkollës së Mesme “Shefqet Guzi”, ku po rilindin plotësisht mjediset shkollore, për të ofruar kushte të shkëlqyera për mbi 400 nxënësit dhe 32 mësuesit e kësaj shkolle

Gjatë ciklit 2024-2025, Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me pushtetin vendor, do të investojë në 40 objekte arsimore, për të vijuar planin e transformimit të shkollave nga veriu në jug, duke u garantuar nxënësve tanë arsimin cilësor që ata meritojnë”, tha Manastirliu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme