Bukuria e shtëpive përmetare, trëndafilat e oborrit të zonjës Ganimete Vaka

Tradita shekullore e kultivimit të luleve në avullit e shtëpive Përmetare po ruhet me fanatizëm na zonjat e këtij qytet.
Grupi i xhirimit të RTSH-së u ndal në shtëpinë e familjes Vaka. E zonja e shtëpisë Ganimete Vaka ish-mësuese e dalë në pension na priti me një dashamirësi të madhe duke na treguar edhe për pasionin e saj ndaj luleve dhe pemëve.
Për të lulet nuk janë thjesht lule por janë gjallesa që meritojnë përkujdesjen dhe dashurinë e njerëzve.
Çdo ditë e apasionuara e luleve shprehet se u përkushtohet rreth dy orë në ditë.
Përmeti është një qytet universal, ku vlen të theksohet shprehja ku në Përmet mund të gjen gjithçka, përveç detit.
Në oborrin e zonjës Ganimetë në çdo stinë ka shumëllojshmëri të luleve dhe pemëve të cilat bëjnë diferencën stinore.
Zonja Ganimete gjatë intervistës së saj u bën një apel të gjithë qytetarëve të këtij qyteti me tradita që të ruajnë ambientin dhe të kujdesen për shtimin e gjelbërimit.
Nuk ka avulli pa lule në qytetin e Përmetit gjë që e bën të dallueshëm nga çdo qytet tjetër dhe kjo fal pasionit dhe përkushtimi të qytetarëve.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




