Kontrolle në pishinat në Shkodër, Shërbimi Epidemiologjik: I plotësojnë standartet

Sociale | 3 vite më parë

Shërbimi epidemiologjik ka përfunduar kontrollet rutinë në pishina të  mbyllura në Shkodër.

Shefja e këtij shërbimi Dhurata Hysa tregon se subjektet i plotësojnë kushtet si për cilësinë e ujit në pishina e po ashtu edhe sasinë e klorit.

“Sa i përket pishinave të mbyllura, ne i kemi monitoruar para 1 muaji  dhe kemi pasur rezultate pozitive, pra janë brenda kushteve të frekuentimit të tyre“, tha Hysa.

Hysa thotë se gjatë muajit maj-qershor do vijojnë kontrollet edhe për pishinat e hapura.

“Tani do të fillojnë kontrollet edhe në pishina të hapura. Me shumë përgjegjësi për matjen e nivelit të infeksionit si edhe atë të klorit me qëllim që qytetarët të frekuentojnë në mënyrë të sigurtë këto pishina”, tha ajo.

Në Shkodër janë vetëm 2 subjekte që posedojnë pishina të mbyllura.

Gazetar: M Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme