Shiroka me parking të ri, hapësira do të shërbejë si vend qëndrimi për autobusët e turistëve

Sociale | 3 vite më parë

Shiroka në sezonin turistik do të ketë parkingun e saj të ri publik. Një fakt i tillë është pohuar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili ka inspektuar punimet që po kryhen nga ndërmarrja e shërbimeve publike e Bashkisë Shkodër, pranë objektit që u shemb nga IKMT pak muaj më parë.

Ky shesh do të transformohet në një hapësirë publike e cila do të shërbejë edhe si vend qëndrimi për autobusët e turistëve që vizitojnë këtë pikë turistike.

“Kjo është një hapësirë publike që mbas ndërhyrjes së IKMT ka qenë e shkatërruar e dëmtuar dhe menduam që të bëjmë një ndërhyrje si bashki për ta sistemuar territorin dhe për ta kthyer në shërbim të qytetarëve. Ka shumë mundësi që projekti të jetë një parkim i cili do të jetë në funksion tëShirokës”, tha kryetari i bashkisë Shkoder benet Beci.

Puna për reabilitimin e plotë të kësaj zone ka nisur pak ditë më parë ndërkohë që parkingu publik, i pari që hapet tashmë me inisiativë të Bashkisë Shkodër, do të jetë gati brenda pak javësh, kohë e cila korrespondon edhe me rritjen e fluksit të turistëve në zonën e Shirokës duke mos sjellë më bllokim të qarkullimit të mjeteve në këtë zonë turistike të Shkodrës.

Gazetare: E. Dyrmishi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme