Shqipëria, e 4-a për përqindjen e lartë të vajzave që diplomohen në shkenca

Sociale | 3 vite më parë

Zyra Evropiane e Statistikave (EUROSTAT) e rendit Shqipërinë në vendin e katërt nga 37 vende, për përqindjen e lartë të vajzave që diplomohen në programet e studimit STEM (shkenca, teknologji, inxhinieri dhe matematikë).

Në komentin e saj në rrjetet sociale deputetja Evis Kushi, njëkohësisht nënkryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, bëri të ditur se ky rezultat ndihmon për të ngushtuar diferencat gjinore në page.

“Një punonjës në këta sektorë fiton mesatarisht mbi 60% më shumë se ata të punësuar në sektorët e tjerë, prandaj ky rezultat ndihmon për të ngushtuar diferencat gjinore në pagë, përmirëson situatën ekonomike dhe vetëbesimin te gratë dhe vajzat, si dhe siguron forcë pune diverse dhe të talentuar në STEM, duke promovuar një të ardhme më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse”, tha ajo.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme