Shkolla Profesionale Teknike, bashkëpunime frytdhënëse me bizneset në Korçë

Bashkëpunimet me bizneset kanë qenë frytdhënëse për arsimin profesional, si në aspektin e përmirësimit të infrastrukturës ashtu dhe në promovimin e tyre.
Shkolla Profesionale Teknike në Korçë tashmë ka një infrastrukturë të përmirësuar sa i takon laboratorëve të punës ndërsa po promovohet gjerësisht nga bizneset duke i dhënë theksin zgjedhjes së këtij arsimi për të siguruar një profesion që do të sigurojë më pas një pozicionim të lehtë në tregun e punës.
Kjo shkollë ofron 6 drejtime studimi, atë të shërbime mjetesh transporti, mekanike, elektroteknike, ndërtim, termohidraulikë dhe Teknologji Informimi dhe Komunikimi. Për këtë vit mësimor, në këtë shkollë mësojnë mbi 470 nxënës.
Gazetare: E.Dyrmishi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




