Bie ritmi i azilantëve shqiptarë që synojnë Europën

Sociale | 3 vite më parë

Emigracioni shqiptar nuk ka ndalur as në vitin 2023, por ritmi ka qenë më i ulët.. 

Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se për 12 muajt e 2023-t kanë qenë 9.145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Në krahasim me 2022-n, aplikimet për azil kanë shënuar një rënie prej 30%.

Numri më i lartë i aplikimeve përgjatë 2023-t u shënua në janar, me 930 për të zbritur më pas, duke arritur në gusht në 635 aplikime. Në pjesën e dytë të vitit u shënua sërish rigjallërim, duke kulmuar në nëntor me 880 aplikime. Më pas dhjetori solli sërish rënie të tyre, në vetëm 550 të tilla, niveli më i ulët i vitit.

Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil, me 3530 aplikime, apo 38% të totalit. Gjermania renditet e dyta, me 2225 aplikime apo 24% e totalit.

Në Itali janë drejtuar 1525 persona, ose 16% e totalit, ndërsa Greqia ka administruar 10% të totalit të aplikimeve.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme