“S’u martova për epsh, por për arsye fetare.” Ikballe Huduti: Hoxhallarët po keqpërdorin pozitën e tyre

Sociale | 3 vite më parë

Disa ditë më parë familja Iseni nga fshati Tërnoc i Komunës së Bujanocit pretendon se hoxha Vesim Avdiu, u ka grabitur vajzën në moshë të re, pa dijeninë e tyre. Ndërkaq vet hoxha pohon se me vajzën është martuar në kushte fetare, me lejen e babait të saj ndërsa familja e vajzës ka paraqitur ankesë në Këshillin e Bashkësisë Islame.

Për të folur mbi këtë temë, në një lidhje me skype në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, psikologia dhe islamologia Ikballe Huduti u shpreh se hoxhallarët po keqpërdorin pozitën e tyre dhe se nuk po kryejnë detyrat që i takojnë si një edukator shpirtëror.

“Të gjithë hoxhallarët janë duke e keqpërdorur pozitën e tyre në xhami, për arsye se nuk po e kryejnë rolin e edukatorit shpirtëror, por po e kryejnë rolin e mjekut të shpirtit. Hoxhallarët, priftërinjtë, mësuesit, pedagogët kanë për detyrë që të edukojnë popullatën.

Po e keqpërdorin pozitën e tyre, jo vetëm ky hoxhë, por dhe të gjithë të tjerët. Hoxhallarët por marrin rolin e psikologut. Çdokush që mund të ketë probleme psikike apo të moskuptimit duhet t’i drejtohet hoxhës për një konsultë edukative dhe jo për shërimin e shpirtit,” u shpreh znj. Huduti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme