Spitali Universitar i Traumës me aparaturat më të fundit, Rama: Trajton në kohë rekord politraumat

Sociale | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje në rrjetin e tij social Facebook nga spitali Universitar i Traumës ndërsa shkruan se falë kushteve optimale me aparatura të fundit, stafi mjekësor trajton dhe reagon në kohë rekord ndaj politraumave.

“Spitali Universitar i Traumës aty ku luftohet në kufijtë e jetës të pacientit e ku stafi mjekësor i Urgjencës, Kirurgjisë, Ortopedisë, Imazherisë, Konsultave, falë kushteve optimale me aparatura të fjalës së fundit përballon, trajton dhe reagon në kohë rekord ndaj politraumave”, shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme