Tepelenë , nis ndërtimi i aksit Salari – Nivicë.

Sociale | 6 vite më parë

 

Projekti  i rëndësishëm për ndërtimin e rrugës Salari Nivicë tashmë  ka filluar zbatimin në terren . Një investim I qeverisë shqiptare do ti japë mundësinë zonës së Lopësit për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e turistik. Ky aks rural  do të jetë nyja  ndërlidhëse me qytetin e Vlorës kjo edhe nëpërmjet bashkimit më aksin  Gusmar- Kuç. Gjatë një inspektimi  nga kreu I bashkisë Termet Peçi dhe inxhinierit të punimeve Kloard Jahaj është bërë me dije  rëndësia e këtij projekti për gjithë zonën e Tepelenës . Kreu I bashkisë është shprehur se investimi I qeverisë shqiptare ka për qëllim afrimitetin mes qyteteve kjo nëpërmjet rrugëve të përdorura dikur .

 

–  Aksi Salari – Nivice është ndër projektet e parashikuara për rindërtim  përgjatë vitit 2021 , kjo krahas investimeve në zonat e tjera rurale. Është një investim I qeverisë shqiptare në  vlerën prej 466 milion lekë të reja , reth 14, 5 km . Investim I cili jo vetëm do lidhi disa zona dhe dhjetra fshatra me qytetin por njëkohësisht si ura lidhëse me bregdetin e Vlorës. Kjo ishte një zonë e harruar ku banorët vuanin izolimin total për shkak të mungesës së infrastrukturës , dhe si pasojë edhe moszhvillimin e sektorit të bujqësisë I mirënjohur për Tepelenën. Tashmë rruga do të bëjë të mundur shkurtimin e lëvizjes së gati 17 fshatrave. Janë disa baxho  që operojnë në këtë zonë , produktet e të cilave janë të përhapura në tregun kombëtar për këtë asrye zhvillimi ekonomik I këtyrë bizneseve sot do të jenë më të lehta falë  rrugës së ndërtuar.

 

Sipas inxhinierit Kloard  Jahaj  , një gjë  e rëndësishme në këtë aks rural I ndërtuar në kohën e italianëve  është fakti që do të mundohen të ruhen parametrat historikë përvec pjesës turistike , për ti shërbyer edhe zhvillimit të këtij sektori.

Ky investim pritet të përfundojë në një afat kohor  të parashikuar për gjashtë muaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme