Pranimi në universitete, rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z

Të gjithë ata maturantë që nuk kanë mundur të plotësojnë në muajin dhjetor formularët A1 dhe A1Z u jepet mundësia të aplikjnë deri më 29 Janar. Qëndra e Shërbimeve Arsimore ka vendosur të rihap aplikimet në data 25-29 Janar. Kjo procedurë është e domosdoshme për të gjithë ata të rinjë që synojnë të vijojnë studimet e larta. Nëse e anashkalojnë ata nuk do të mund të jenë pjesë e garës për të fituar një program studimi në fakultet.
Deri të premten e kësaj jave, maturantët mund të aplikojnë online për plotësimin e formularëve, ku do të konfirmojnë lëndën me zgjedhje që do të japin provim në Maturën Shtetërore , si dhe rezultatet e arritura në testimet e viteve të shkuara për kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para këtij viti, por që duan ti rikthehen konkurimit për universitetin.
Maturantët që ndjekin gjimnazet do të kenë mundësi të zgjedhin mes 8 lëndëve me zgjedhje, shkollat e mesme artistike mes 3 lëndëve dhe shkollat e mesme profesionale do të zgjedhin mes 38 lëndeve me zgjedhje. Pas plotësimit të formularëve , maturantët do të mund të verifikojnë bazën e të dhënave që kanë plotësuar, në rast të ndonjë gabimi. Përzgjedhja do të bëhet vetëm pasi maturantët janë njohur me kriteret e universiteteve që synojnë te shkojnë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




