Fluks aplikimesh për kartat e identitetit

Qytetarëve të cilëve ju skadon karta e identitetit apo edhe pasaporta biometrike vazhdojnë aplikimet .Pranë zyrës përkatëse në qëndrën Adisa gjatë këtyre ditëve fluksi i aplikantëve varjon rreth 50-60 veta në ditë .Kjo pasi mbyllja e kufijve ka bërë që të mos këtë aplikime nga emigrantët . Personat që janë afër afatit të skadencës paraqiten pranë sportelit të aleat në qëndrën adisa duke respektuar distancën fizike,thonë përfaqësues të kësajë qëndre. Nga 1 korriku rezervimi në zyrat e Aleat bëhet online , kjo për të shmangur radhët dhe ngarkesën që mund të krijohet nëpër sportele .
“Aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta kanë pasur një fluks të lartë .Pasi edhe 10 vjecari ka mbaruar .Qytetarët janë ndërgjegjësuar që nuk mund të marrin dot shërbime nëpërmjet portalit e-albania , dhe në institucione të ndryshme .Kemi pasur rreth 60 aplikime në ditë .Sportelet e Aleat punojnë edhe të shtunën , ndaj personat që skanë mundësi të aplikojnë gjatë javës mund të paraqiten ditën e shtunë”, thotë arrtin Fino përgjegjës në qëndrën Adisa.
Persona të cilët ndodhen brenda ose jashtë vendit dhe për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të bëjnë tërheqjen e kartës së identitetit , kanë afat 1 vit për ta marrë atë .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




