Gjirokastër, reshjet krijojnë vështirësi në lagjet e sipërme të qytetit

Shirat e 48 orëve të fundit kanë krijuar sërish probleme në lagjet e sipërme të qytetit të Gjiokastrës . Për shkak të vërshimit të ujrave, kanalet e mbuluar me zhavor që u hapën për punimet e ujësjellësit, kanë krijuar vështirësi për automjetet edhe për këmbësorët. Më problematike situata është në lagjet Dunavat, Manalat dhe Cfakë ku sipas banorëve ka vështirësi në lëvizje .
“Në lagjen Cfakë, ka patur probleme për shkak të shirave. Rrugët janë ende të hapura dhe kjo krijon vështirësi jo vetëm për këmbësorët por edhe për automjetet”, shprehet një banor I lagjes Cfak.
“Punonjësit e bashkisë kanë qenë në terren duke punuar në lagjen tonë, por sërish shirat kanë shkaktuar probleme. Në Dunavat kemi muaj me problemin e rrugëve. Nuk kalohet aty është shumë vështirë”, pohon një banor i lagjes Dunavat.
Gjatë gjithë kësaj periudhe punonjësit e bashkisë kanë qenë në terren për të shmangur çdo lloj problematike nëpër lagje të ndryshme të qytetit, ku banorët kanë patur vështirësi në lëvizje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




