Gjirokastër, aktivitete kulturorë për paraqitjen e Antigonesë

Drejtoria e Parkut Antigone gjatë vitit 2021 ka programuar disa aktivitete me qëllim promovimin e këtij parku tek vizitorët vendas dhe të huaj. Numri i turistëve vitin që lamë pas në këtë park krahasuar me vitin 2019 ishte i ulët. Për këtë arsye drejtuesit e tij po organizojnë veprimtari të ndryshme me qëllim tërheqjen e sa më shumë vizitorëve në zonën e Antigonesë. Sipas drejtorit të këtij parku Shkëlqim Guce, në këtë pikë do të ketë më shumë bashkëpunime përsa i përket aktiviteteve që kanë qëllim, pasqyrimin e traditave.
“Një pikë shumë e rëndësishme jona, është ajo e realizimit të disa veprimtarive që kanë të bëjnë me evidentimin dhe promovimin e vlerave të Antigonesë. Të tilla janë: ekspozita fotografike historike, ekspozita e punimeve të artizanatit, realizimi i tryezës së miqve të Antigonesë me profesorë, pedagogë, specialistë dhe mbartës të trashëgimisë. Të gjithë këta janë mbështëtësit tanë me të cilët ne, do të realizojmë aktivitete për evidentimin e vlerave etnokultutore të Antigonesë dhe rrethinave të saj. Parada e kostumeve dhe realizimi i krijuesve me vargje të cilët kanë ardhur nga thellësitë për t’i trasmetuar në stendat e muzeut që ne do të realizojmë në Antigone’’është shprehur drejtori Guçe.
Edhe gjatë vitit 2021 në parkun e Antigonesë do të ketë gërmime për të zhvilluar më tej gjetjen e monumenteve që janë me interes për historinë dhe arkeologjinë shqiptare por edhe për të rritur sipërfaqen e monumenteve në këtë park.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




