Himarë, fermerët nisin nxjerrjen e vajit të ullirit

Banorët e Himarës kanë nisur fazën e nxjerrjes së vajit të ullirit. Pas kujdesit njëvjecar të agrokulturës së ullirit, tashmë fermerët presin të marrin frytin e ketij prodhimi. Ata shprehen se ky sezon në zonën e Himarës ka qenë i mbarë dhe se tregu si për ullinj si për vaj, është i siguruar brenda vendit.
“Prodhimi këtë vit ka qenë i mirë. Unë kam rreth 40 rrënjë ullinj, nxjerrim vajin dhe më pas e shesim. Sigurisht mbajmë edhe për nevojat tona por më të shumtin e shesim pasi ka mjaft kërkesa”, shprehet një fermer.
“Prodhimi ka qenë shumë i mirë, me cilësi të lartë, ullinjtë janë bio,ne nxjerrim të paktën 3 kuintal e gjysëm vaj në vit” shprehet një tjetër fermer.
Zona e Himarës për shkak edhe të tokave bujqësore është e njohur për kultivimin e ullinjve .Vitet e fundit po synohet që në këtë zonë, të rriten sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




