Bashkia Libohovë pa problematika gjatë reshjeve

Reshjet me intensitet të lartë të ditëve të fundit, nuk kanë shkaktuar problematika të mëdha në bashkinë Libohovë .Vërshimi i ujërave, ka qënë prezent vetëm në tokat bujqësore , por pa kryer dëme .Kryetarja e bashkisë Luiza Mandi, thotë se për shkak të daljes së ujërave nga kanali kullues , si rezultat i prurjeve të shumta pati edhe një bllokim të rrugës Libohovë –Dhuvjan. Aty situata u normalizua brenda një kohe të shkurtër, pasi u ndërhy me mjete të rënda .
“Pavarsisht, sasisë së lartë të reshjeve dhe prurjeve të shumta nga përrenjtë dhe lumi, përsëri mund të themi që nuk pati problematika shqetësuese për komunitetin. Për shkak të vërshimit të ujërave nga kanali kullues patëm bllokim të një segmenti rrugor, por ndërhymë në kohë dhe situata u normalizua.Pavarsisht, prurjeve të larta edhe në urën e Suhës nuk pati dëmtime të këmbëve të saj , pasi ne kemi ndërhyrë në shtratin e lumit” , thotë Mandi .
Grupi i emergjencave civile në bashkinë Libohovë, do të vazhdoj të jetë në terren për t’ju gjendur pranë banorëve .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



