Vlora në pandemi, sfidoi në 2020-ën. Projekte të rëndësishme për 2021-shin

Sociale | 6 vite më parë

Ndonëse u paralajmërua, kush e mendoi se edhe 2021-shi do ta gjente botën në pandemi. Bilancet e 2020-ës janë negative në çdo fushë, megjithatë, të gjithë sfiduan. Në Vlorë veçohen bizneset në fushën e turizmit:

Në muajt gusht e shtator turizmi pati një rritje të rëndësishme, nga 50-70%, rezultate këto shumë më të mira se vitet e mëparshme, ndaj dhe ndër synimet kryesore të bashkisë për 2021-in, për të mbeshtetur këtë fushë, është përfundimi i “Lungomare 2”  para sezonit turistik veror:

Investime të rëndësishme parashikohen edhe në zonat rurale; 7 milionë euro janë konfirmuar tashmë për furnizmin me ujë të zonës së Novoselës, 7 të tjera për lagjen e Çoles. Projekt ambcioz ka edhe për vijim e projekteve transformuese, nga vendi ku përfundon Lungomare 2 e deri në Orikum

Ndërsa nga investimet me fondet e bashkisë, Leli veçoi atë në sheshin e flamurit, të cilin e cilësoi kthim në identitet të këtij vendi historik, që i takon gjithë shqiptarëve.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme