AKPA Gjirokastër , punëson 608 persona

Sociale | 6 vite më parë

 

 

 Viti 2020  ka qënë mjaft i  vështirë edhe në institucionin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dega Gjirokastër. Në një rezume sipas  të dhënave  pandemia e covid- 19  solli rritjen ndjeshëm të papunësisë kjo si pasojë e mbylljes së aktiviteve e bizneseve që operojnë në qarkun e Gjirokastrës. Megjithatë  gjashtëmujori I dytë I vitit   nëpërmjet  programeve te nxitjes do te sillte  rritjen e punësimit kryesisht të të rinjve , ku janë punësuar 608 persona.

 

  • Ishte një vit i  vështirë . Mbyllja e gjithë bizneseve kryesisht ato fasoneri solli një rritje të ndjeshme të papunësisë. Vështirësitë kanë qënë të shumta ndërsa insitucioni jonë punoi në sistemin online pwr shkak tw covid-19. Me aktivizimin normat të punës , në ftuam edhe nëpërmjet medias të gjithë binzeseset dhe personat fizikë për të aplikuar në programet e punësimit . Në gjashtë  mujorin e dytë  u arrit punësimi 608 personave , sigurisht nuk është numër  produktiv krahasuar me objektivat dhe nivelin e papunësisë në qark , por në kushtet që jemi jemi munduar të ndihmojmë kryesisht të rinjtë .

Aktualisht për vitin e ardhshëm  pritet të aktivizohen shtesë projekte të programeve të nxitjes së punësimit  duke përfshirë disa grupmosha , ndërsa synohet punësimi  partime për të rinjtë  duke u bërë pjesë e aplikimeve pranë këtij insitucioni .  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme