Sirena angleze për Asllanin, Aston Villa synon mesfushorin kuqezi

Pak ditë më parë Kristjan Asllani festoi titullin e tij të parë kampion në Itali me fanellën e Interit. Mesfushori shqiptar ka spikatur në fushën e blertë sa herë që i është dhënë mundësia dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Sipas mediave angleze, Aston Villa, që këtë sezon arriti të sigurojë një biletë në Champions League, synon që të përforcojë skuadrën sezonin e ardhshëm, dhe një nga të preferuarit e trajnerit Emery është mesfushori shqiptar.
Anglezët synojnë që të bëjnë pazar tek Interi dhe janë të gatshëm të ofrojnë 55 milionë euro për dyshen Kristjan Asllani dhe Denzel Dumfries.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




