Zyrtare: De Zerbi largohet nga Brighton

Angli | 2 vite më parë

Roberto De Zerbi nuk do të jetë trajner i Brighton sezonin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur klubi anglez, duke hapur skenarë të rinj për të ardhmen e ish-trajnerit të Sassuolos.

“Roberto De Zerbi do të largohet nga Brighton në fund të këtij sezoni. Ndeshja e tij e fundit në stol do të jetë ajo kundër Manchester United, pastaj ai do të jetë i lirë të fillojë një kapitull të ri”.

De Zerbi dhe Brighton kanë ndërprerë marrëveshjen me trajnerin, që ka hequr dorë nga dy vite kontratë. Mes klubeve të ndryshme të interesuara, Bayerni i Mynihut është më pranë italianit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme