Federata Angleze “e fal” Tonalin

Angli | 3 vite më parë

Ylli i Njukasëllit, Sandro Tonali, është ndëshkuar me një pezullim të ri dhe një gjobë nga një komision i pavarur i Federatës Angleze të Futbollit (FA), për shkak të përfshirjes së tij në baste. Sipas të përditshmes britanike “Mail Online”, italiani është ndëshkuar sërish me një pezullim prej dy muajsh dhe gjobë 20,000 stërlina, pasi pranoi se kishte thyer rregullat e basteve edhe në Angli. Tonali po kryen tashmë një pezullim prej 10 muajsh, të nisur në tetor, pasi u shpall atëherë fajtor për shkeljen e rregullave për lojërat e fatit nga Federata Italiane e Futbollit.

Por raporti i ri i Federatës Angleze zbuloi se Tonali pranoi se kishte vënë “40 deri në 50” baste futbolli, të cilat përfshinin “deri në 4 baste” të për Njukasëllit, të cilat ishin të gjitha për të fituar. Por pezullimi i ri dymujor është me kusht, çka do të thotë se mesfushori do të jetë i lirë të kthehet në ekipin e parë të Njukasëllit më 27 gusht 2024, pas përfundimit të akuzës origjinale të Federatës italiane.

 “Periudha e pezullimit me kusht shtrihet në kohëzgjatjen e sezonit 2024-2025, që do të thotë se ai do të jetë në dispozicion për t’u rikthyer në lojë pas përfundimit të një ndëshkimit ekzistues 10-mujor të vendosur nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) më 27 tetor 2023”, – thuhet në vendimin e Federatës Angleze të Futbollit, që më tej sqaron: “Me kusht që ai të mos kryejë asnjë shkelje të mëtejshme të Rregullave të basteve në Angli gjatë periudhës së provës, Sandro Tonali nuk do të kryejë asnjë pjesë të pezullimit të ri dymujor.”

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme