Tottenham bllokohet nga Fulham: Kane thërret, Cavaleiro përgjigjet

Një goditje e shkëlqyeshme me kokë e Ivan Cavaleiro në pjesën e dytë i mohoi Spurs një fitore që do t’i kishte dërguar të tretët, pasi Fulham mori një barazim 1-1 në Tottenham Hotspur Stadium të mërkurën në mbrëmje.
Një gol me plotë finesë nga Harry Kane u dha vendasve avantazhin në pjesën e parë. Skuadra e Jose Mourinho mund dhe duhet të kishte rritur avantazhin pas pushimit kur Heung-Min Son goditi shtyllën.
Fulham, i cili kontribuoi gjatë gjithë 90 minutave për të shpalosur një loje zbavitëse, shënoi golin e barazimit kur krosimi i Ademola Lookman, u devijua me kokë nga Cavaleiro.
Të dy ekipet u përpoqën shumë në minutat e fundit për të shpallur një fitues, por pa rezultat dhe verdikti përfundimtar ishte: nga një pikë për secilën skuadër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




