Stones-Fernandinho, City në finale e Kupës, e pret Tottenham

Manchester City ka arritur të sigurojë finalen e katërt radhazi të Kupës së Ligës pas një fitore bindëse 2-0 ndaj Manchester United në një derbi argëtues.
Goli i parë i John Stones që i mungonte prej shumë kohësh dhe ai i Fernandinhosollën ndryshimin për të siguruar një takim përfundimtar kundër Tottenham më 25 Prill në Wembley. United ka humbur gjysmëfinalen e katërt në 12 muaj nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.
Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, që kishin mundësitë e tyre, por pa arritur të konkretizojnë si duhet. Në pjesën e dytë, në fillim është Stones që përfiton pas një topi të Foden, duke e dërguar në rrjetë. I njëjti ritëm nga fillimi në fund, për tu mbyllur me golin e Fernandinho, duke siguruar që do të jetë formacioni i Pep Guardiolës që do zbresë në Wembli në finale e Kupës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




