Pep Guardiola: Largimi? Kam ndryshuar mendim

Pep Guardiola rimendohet. Trajneri katalanas, i cili është në stolin e Manchester City, që nga viti 2016, po konsideron mundësinë e qëndrimit në botën e futbollit shumë më gjatë sesa kishte planifikuar. Në të kaluarën, trajneri, 50 vjeç më 18 janar, i kishte propozuar një lamtumirë topit për të ndjekur interesa të tjera.
“Më parë, mendoja se do të pensionohesha së shpejti. Tani po mendoj se do të dal në pension më i vjetër” tha Guardiola për BBCSport. Nëntorin e kaluar ai nënshkroi një kontratë të re 2-vjeçare me City, një klub në të cilin ai tashmë ka fituar gjashtë trofe: dy Premier League, FA Cup dhe tre League Cup.
Para mbërritjes së tij në Mançester, Guadiola ishte trajner për katër vite te Barcelona dhe tre te Bayern Mynih: “Përvoja të ndihmon, veçanërisht në mënyrën se si unë e jetoj profesionin tim”. Pesë vitet që ai kaloi te City përfaqësojnë angazhimin më të gjatë që ai ka bërë për një klub në karrierën e tij menaxheriale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




